Kina, ambientimi dhe… paratë: “Ish”-i i Interit i thotë të gjitha

Pasi ka luajtur për Sampdorian dhe me Interin në Serie A për shumë vite, braziliani Eder ishte futbollisti i radhës që u largua drejt Kinës. Në një intervistë për Xhanluka di Marzion, Eder ka treguar vështirësitë që po kalon në Kinë, futbollin që luhet atje dhe ambientimi i tij dhe i familjes, ku tha dhe diçka interesante.

KAMPIONATI – “Të thuash që e fiton lehtë, është gabim. Shumë skuadra po investojnë dhe futbolli këtu është shumë kompetitiv. Mos me keqkuptoni, nuk dua të them që është në të njëjtin nivel me kampionatet europiane, por nuk është aq keq sa mendojnë disa njerëz”.

AMBIENTIMI – “Shumë i vështirë. Të jetosh në Kinë duhet të mësosh kulturën e tyre, gjuhën, zakonet. Në të kundërt, të anashkalojnë. Bashkëshortja ime po e mëson gjuhën, e ka pasion. Unë? As që bëhet fjalë. Është diçka shumë e vështirë dhe nuk e mësoj dot. Ndoshta duhet të bëhem si bashkëshortja ime (qesh)”.

PRESIDENTI – “Kemi pasur një takim me presidentin Zhang dhe është një njeri i jashtëzakonshëm. E do shumë futbollin dhe kjo gjë na motivon dhe ne futbollistëve. Pastaj, financat dihet, që nuk janë aspak problem këtu në Kinë”, përfundoi Eder.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online