Mbrëmjen e së mërkurës, do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit për fazën e 1/8-ave të UEFA Champions League, një nga të cilat është supersfida midis Bajernit të Mynihut dhe Liverpulit. Ndeshja do të luhet në “Allianz Arena”, ndërkohë takimi i parë ka përfunduar pa gola.
Për kët sfidë, bavarezët do të vuajnë një mungesë të rëndësishme si Xhoshua Kimish, i cili do të mungojë për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve. “Xholi” gjerman, ka folur së fundmi për mediat vendase, duke treguar se ndihet çdo ditë e më keq për kartonin e marrë në ndeshjen e parë.
“Sa më shumë që afrohet ndeshja aq më keq ndihem, jashtëzakonisht keq. Veprimi im ishte një veprim prej budallai, edhe pse mendoj se nuk e meritoja atë karton. Shpresoj që do të mësoj nga këto gabime në të ardhmen, sepse këto ndeshje nuk duhet t’i humbas kurrë.”