Kieza rol kryesor dhe surpriza Spaleti: Gjiganti i Serie A kërkon të rikthehet i lavdishëm!

Sot është një ditë vendimtare për Fiorentinën. Klubi nga Firence pritet të ndërrojë pronësi, me familjen Del Vale drejt largimit dhe mandatin Roko Komiso në hyrje. Palët do takohen gjatë ditës së sotme, aty ku do të përcaktohet edhe detajet e fundit të shitjes.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Komiso ka në mendje edhe trajnerin e ri të Fiorentinës. Ai do të jetë Luçiano Spaleti, i cili mbylli aventurën me Interin disa ditë më parë.

Komiso

Legjenda vjollcë, Xhankarlo Antonjoni pritet të marrë postin e zv.presidentit, ndërsa Umberto Gandini, i cili ka punuar më parë me Milanin dhe Romën, është kandidati kryesor për rolin e administratorit të deleguar të klubit.

Një çështje për t’u zgjidhur është edhe ajo e Federiko Kiezës. 21-vjeçari dëshiron të largohet dhe për të ka një garë mes Juventusit dhe Interit. Shitja e tij do e zbehte prezantimin e Komisos përballë tifozëve të rinj, kështu që italo-amerikani dëshiron ta mbajë në ekip. Kiezën e pret një rritje rroge dhe ai do të jetë qendra e projektit që po lind për të rikthyer Fiorentinën në nivele të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *