Rexhinaldo është i shumëkërkuar në merkato. Në Superiore e duan disa ekipe, por sulmuesi kërkon të përfitojë nga momentin. Vjen pas një sezoni me 18 gola në kampionat dhe normalisht që kërkon të përfitojë edhe në aspektin financiar. Është e drejta e tij dhe ka punuar për këtë ditë, ndaj në këtë mes nuk ka asnjë problem.
Me Flamurtarin ka biseduar dhe gradualisht edhe mund të arrihej akordi, por ka pasur një ngërç që lidhej me këstin e parë të kontratës. Sikurse mëson “Sport Ekspres”, në Vlorë i është thënë se do të marrë 30% të kontratës në dorë, por më pas nuk ka ndodhur diçka e tillë. Gjithsesi nuk është vetëm ky ngërçi i vetëm.
Rexhinaldo ka edhe një ofertë tjetër nga Azerbajxhani dhe normalisht po heziton të pranojë të rikthehet në Superiore, pasi edhe kushtet financiare që i ofrohen atje janë mjaft të mira. Objektivi kryesor është që të ndjekë Xhejmsin dhe Lilajn, të cilët luajnë me Gabala. Emri i skuadrës që kërkon ish-sulmuesin e Laçit nuk bëhet me dije.