Kesi: Koha të fitojmë, Çalhanoglu më detyron të vrapoj

Milani u mposht nga Totenhemi me rezultatin minimal 1-0, ndërkohë që më parë me Mançester Junajtid kuqezinjtë janë ndarë në barazim 1-1. Më pas u mposhtën me penallti. Takimi i radhës luhet kundër Barcelonës.

Pas takimit me “The Spurs”, mesfushori Frank Kesi, është shprehur se bënë një ndeshje të mirë, por tanimë është koha që të fitojnë. “Kemi bërë një ndeshje të mirë, por ne mund të bëjmë akoma më mirë se kaq. Duhet të nisim t’i fitojmë ndeshje”.

Më tej ai flet edhe për veten, pozicionin në fushë, si dhe objektivat. Mesfushori nuk fshihet dhe ka një dëshirë: “Dua të shënoj shumë gola këtë vit. Ky është sistemi i lojës së trajnerit, unë luaj gjysmë-anësor dhe duhet të bëj mirë me depërtimet në zonë”.

Kesi ka një detyrë të vështirë kur në qendër të mesfushës luan turku Çalhanoglu, i cili nuk shquhet për lojën defensive. Punët e “pista” duhet t’i bëjë vetë ish-lojtari i Atalantës. “Me Hakan Çalhanoglu në mesfushë unë duhet të vrapoj më shumë në fushë, pasi ai nuk është mësuar të përdoret për të bërë kështu punësh, kështu që duhet ta ndihmoj në fushë”, ka thënë mesfushori për “Milan Tv”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online