Partizani në Elbasan, Gega pret dy përforcime

Partizani do të nisë stërvitjen në Elbasan. Trajneri Skënder Gega ka dashur të largojë ekipin nga problemet dhe buja e madhe mediatike që shkaktuan vendimet e fundit. Numri një i stolit mendoi se largimi nga trysnia e Tiranës do të lironte disi ekipin dhe do të ishte më e lehtë për të përgatitur skuadrën.

Numri një i stolit nuk është i kënaqur me ekipin që ka në dispozicion, pasi janë larguar shumë lojtarë dhe nuk ka afruar në skuadër thuajse asnjë futbollist kalibri. Të kuqtë kanë nevojë për përforcime, pasi kampionati është në prag dhe “demat” hyjnë me pretendime.

Tekniku Gega do minimalisht dy afrime të tjera në skuadër. Ai kërkon të afrojë një mbrojtës të majtë dhe një sulmues tjetër. Drejtuesi i ekipit synon që të shtojë konkurrencën për Kalarin, ndërsa do dhe një mbështetës për Hebajn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online