Kësaj radhe e ka seriozisht, Bolt drejt firmës në Australi

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Sprinteri xhamajkan Usain Bolt, njihet si një fans i çmendur i futbollit dhe sidomos ekipit anglez Mançester Junajtid. Që prej dorëheqjes nga sporti i Atletikës, 31-vjeçari ka marrë pjesë disa herë në stërvitjen e skuadrës së Borusia Dortmundit, si pjesë e një fushate promocionale të kompanisë Puma. Por, mesa duket Bolt e ka seriozisht, ai dëshiron të bëhet një futbollist profesionist.

Për ta bërë realitet këtë ëndërr të fëmijërisë, Bolt ka udhëtuar drejt Australisë, ku ekipi “Central Coas Mariners” ka pranuar ta marrë në një provë. Kampionati në tokën e Kangurëve fillon pas dy muaj, pra Bolt ka plot kohë për të bindur stafin drejtues të klubit italian, por vështirë se do t’ia dalë, megjithëse në prononcimet e para ai shprehet besimplotë se do ia dali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *