Arabia Saudite synon elitën botërore, Superkupa luhet në Europë

Një lajm i veçantë: Superkupa e Arabisë Saudite do të luhet sot në Londër. Sfida mes kampionëve në fuqi të Al-Hilal dhe fituesit të kupës Al-Ittihad do të luhet në perëndim të Londrës, në Loftus Road, pak kilometra larg Stamford Bridge, ku do të luhet superndeshja mes Çelsit e Arsenalit.

Sfida e planifikuar të nisë në orën 19.30 në stadiumin e QPR-së përbën një risi në futbollin botëror, sepse deri tani ishin klubet europiane që shkonin në Azi, Amerikë apo Afrikë për të zhvilluar ndeshje Superkupe.

Synimi i Arabisë Saudite është futja e futbollit saudit në hartën e kampionateve të rëndësishëm dhe pranimi në rang botëror. Sipas Turki al-Sheikh, ministri i sportit në Arabinë Saudite, qëllimi është që liga e Arabisë Saudite të jetë ndër 7 më të mirat në botë prej vitit 2020.

Problem madhor për futbollin saudit është borxhi i jashtëzakonshëm akumuluar në të shkuarën, sepse klubet nuk tregohen korrekte me trajnerë e lojtarë dhe në këtë moment janë rreth 340 milionë dollarë borxhe.

Al-Ittihad u ndëshkua nga FIFA me bllokim të merkatos dhe së bashku me Al Nassr është përjashtuar nga Champions League e Azisë për vitin 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online