Balde Keita është një nga objektivat e Interit. Sulmuesi nga Senegali, por i lindur në Spanjë, preferohet shumë nga tekniku Spaleti, i cili u ka kërkuar drejtuesve të mbyllin marrëveshjen me të. 23-vjeçari u transferua vitin e kaluar nga Lacio tek Monako dhe tashmë është gati të rikthehet në Serinë A.
Në një citim për “Gazzetta dello Sport”, agjenti i cili solli Keitan tek Lacio në vitin 2011, Nuncio Markione, flet për të ardhmen e ish-lacialit dhe komplimenton Igli Taren.
“Keita shënonte shumë, por dua ti jap meritat që i takojnë Igli Tares që besoi tek lojtari, sepse djaloshi nuk ishte gati për nivelin e Lacios. Kostoja nuk ishte e lartë, por ekzistonin probleme me pasaportën e lojtarit, i cili vitin e parë e kaloi duke u stërvitur dhe vetëm kaq. Ai u regjistrua vetëm sezonin e ardhshëm. Akoma i duhet të hedhë hapin për t’u bërë vërtetë një lojtar i madh. Keita duhet të jetë në gjendje të përfitojë nga durimi, sepse në një ekip të madh, herët apo vonë të vjen momenti dhe ti duhet të jesh gati.”