Edinson Kavani arriti që të fitonte Këpucën e Artë të edicionit të shkuar. Uruguaiania mundi në garë Suarezin, Mesin dhe Ronaldon, duke marrw trofeun individual. Lojtari i PSG-së ka komentuar pasi morri çmimin, por nuk kishte se si sulmuesi të mos fliste dhe për ndeshjen e radhës që kampionët e Francës kanë në Champions.
Do të jetë një sfidë shumë e veçantë për 31-vjecarin, i cili e pranon se për të do të jetë një ndeshje shumë emocionuese, duke kujtuar dhe kohën që ka qenë pjesë e napolitanëve dhe duke theksuar se ka qenë një kohë shumë e rëndësishme në karrierën e tij.
KËPUCA E ARTË – “Jam shumë i lumtur për këtë çmim që kam marrë, pasi ndodhem mes shumë legjendash. Më bën të ndihme shumë krenar kjo gjë, aq më tepër kur shoh se shumë skuadra më duan. Tani do të shohim para. Jemi në një grup shumë të vështirë në Champions League, me Liverpulin dhe Napolin. Do të jetë një emocion i madh dhe i veçantë për mua që të rikthehem në një stadium si ai i Napolit”.
RIKTHIMI NË NAPOLI – “Kjo sfidë do të jetë me e veçantë për mua, për shkak të rëndësisë që ka pasur ky klub në karrierën time. Kam kaluar tre edicione fantastike, ku kam shumë kujtime të mira. Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Mezi po pres që të luaj sërish në atë stadium, ku do të bëj çmos që të arrij sukses me PSG-në”.
ANÇELOTI – “Kur të lavdëron një trajner si Ançeloti të komplimentin është një kënaqësi dhe emocion i madh. I falënderoj të gjithë ata trajnerë të skuadrave kundërshtare që më vlerësojnë dhe më komplimentojnë. Mezi pres që ta takoj Ançelotin pas pak ditësh në Ligën e Kampionëve”.