Kategoria e Parë: Luhet për mbijetesën dhe elitën, plani i finaleve

Kategoria e Parë rikthehet në fundjavë dhe ka ndeshje mjaft të rëndësishme. Sektori i Garave, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka përcaktuar edhe oraret dhe shumica e sfidave do të luhen të shtunën. Një ditë më pas është parashikuar të zhvillohet vetëm përballja Erzeni-Vllaznia. Shkodranët kanë mundësi të sigurojnë matematikisht Superioren në dy javët e ardhshme.

Gara kryesisht në grupin A është për mbijetesën, edhe pse ka një farë shkëputje të skuadrave nga Vora e Shënkolli të renditura të fundit. Vora-Iliria dhe Veleçiku-Shënkolli janë finale. Për mbijetesën më e ashpër është gara në grupin B.  Sytë janë nga Turbina-Elbasani, ndërkohë që Tomori ka një mision të vështirë në Pogradec.

Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave pa dyshim është ajo mes Besës e Bylisit, programuar të luhet të shtunën prej orës 15:00. Betejë për kreun e klasifikimit. Ballshiotëve do t’u mjaftonte edhe një pikë për të qëndruar i pari, kurse një fitore do i jepte fund garës.

AGRON KAJA

KATEGORIA E PARË – JAVA 23

Grupi A | Play-off
E shtunë, më 13 prill, ora 16:00
Besëlidhja-Dinamo
E diel, më 14 prill, ora 15:00
Erzeni-Vllaznia
Korabi pushim

Grupi A | Play-out
E shtunë, më 13 prill, ora 16:00
Veleçiku-Shënkolli
Vora-Iliria
Burreli pushim

Grupi B | Play-off
E shtunë, më 13 prill, ora 15:00
Besa-Bylis
E shtunë, më 13 prill, ora 16:00
Egnatia-Oriku
Lushnja pushim

Grupi B | Play-out
E shtunë, më 13 prill, ora 16:00
Pogradeci-Tomori
Turbina-Elbasani
Apolonia pushim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *