Laçi do edhe “kokën” e Kukësit, mesazh për tifozët

0

Laçi mposhti 5-0 Teutën, por sigurisht që kjo nuk i bën të kalojnë në eufori. Sfida e radhës është ajo kundër Kukësit në shtëpi dhe drejtuesit e klubit bardhezi kanë menduar që hyrja në stadium në tribunën përkarshi dhe atë pas portë të jetë falas. Vetëm për tribunën kryesore do të ketë bileta në shitje dhe ato do të kushtojnë 500 lekë.

Sfida me Kukësin ndër të tjera është shumë e rëndësishme dhe te Laçi kanë një mesazh për tifozët, të cilët i shohin shumë të rëndësishëm të jenë në mbështetje të skuadrës. Një fitore me verilindorët do e bënte diferencën me ta dy pikë.

THIRRJA E KURBINASVE – “Ditën e mërkurë me datë 10 Prill , ora 15:30 skuadra jonë përballet me Kukësin në një nga ndeshjet më te rëndësishme të këtij sezoni. Seria e rezultateve pozitive duhet të vazhdojë dhe kjo arrihet me kontributin e të gjithëve.

Prandaj, tifozë, ju bëjmë thirrje që të jemi së bashku në betejën e radhës. Djemtë do japin gjithçka në fushë. Objektivi është fitorja, për ju, për ne, për gjithë Kurbinin. Ftoni miq e të afërm, nuk duhet të ketë asnjë vend bosh në shkallët e stadiumit.

Ashtu si në ndeshjet e fundit, hyrja në tribunën përballë dhe atë pas portës veriore do të jetë e lirë. Ushtima e thirrjeve tuaja është domosdoshmëri, ndaj mos mungoni! Të gjithë në stadium në mbështetje të skuadrës tonë!”, shkruhet në komunikatën e klubit kurbinas.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.