Janë zhvilluar sot tetë takimet të javës së shtatë në dy grupet e Kategorisë së Parë. Në grupin A u zhvilluan pesë takime. Vllaznia është ndalur në një barazim pa gola në trasnfertën ndaj Shënkollit, duke i dhënë fund një ritmi shumë të mirë prej 6 fitoresh radhazi që nga fillimi i kampionatit. Dinamo e vendit të dytë nuk ka mundur ta shfrytëzojë këtë hap fals të shkodranëve. Skuadra e drejtuar nga Igli Allmuça është rikthyer në kryeqytet me vetëm një pikë pas barazimit 0-0 ndaj Ilirisë së Fushëkrujës. Ndërkohë fitore kanë arritur dhe skuadrat e Erzenit dhe Besëlidhjes, duke krijuar një ngjeshje në pjesën e sipërme te tabelës.
Besa e Kavajës ka marrë përkohësisht kreun e Grupit B. Kavajasit kanë mundur në transfertë fqinjët e Egnatias falë penalltisë së ekzekutuar nga Meglid Mihani në minutën e 87-të. Minutat e fundit të këtij takimi janë shoqëruar me tension të lartë, teksa gjyqtari i takimit ka nxjerrë me të kuqe autorin e golit dhe sulmuesin e Besës Albi Çekiçi. Dy ndeshjet e tjera në Grupin B, Apolonia – Tomori dhe Turbina – Oriku janë mbyllur me rrjeta të paprekura.
Luhen sot ndeshjet e javës së shtatë në Kategorinë e Parë. Kryesuesja e grupit A Vllaznia udhëton drejt Shën Kollit, ndërsa një trasnfertë të vështirë ka dhe Dinamo e vendit të dytë që do të ndeshet me Ilirinë. Ndeshje e fortë është dhe ajo mes Korabit dhe Burrelit, që renditen në vend të tetë dhe të nëntë.
Në grupin B, sot luhen tri takime. Apolonia pret Tomorin në Fier, ndërsa Egnatia dhe Besa vihen në një “mini-derbi” midis qyteteve fqinje. Ndeshja e fundit e ditës në grupin B është ajo midis Turbinës dhe Orikut në Cërrik
KATEGORIA E PARË – JAVA 7
GRUPI A
E shtunë, 27 tetor 2018, ora 14:00
Korabi 2 – 0 Burreli
Shënues: Karaj 25′ (pen), 51′
Iliria 0 – 0 Dinamo
Shënkolli 0 – 0 Vllaznia
Erzeni 2 – 1 Veleçiku
Shënues: Goxha 10′ 40′ / Balaj 77 (pen)
Vora 1 – 3 Besëlidhja
Shënues: Nuri 61′ / Sumah 22′ Hoxha 65′, Kamara 83′
GRUPI B
E shtunë, 27 tetor 2018, ora 14:00
Apolonia 0 – 0 Tomori
Turbina 0 – 0 Oriku
Egnatia 0 – 1 Besa
Shënues: Mihani 87′