Mema: Kam rezerva për gjykimin, nuk jam këtu për të stërvitur fëmijë

Ardian Mema mori pikën e parë si bardheblu. Pas ndeshjes, trajneri i Tiranës, komentoi barazimin kundër Kamzës, duke theksuar se skuadra e tij bëri mirë në pjesën e dytë, por ndjen keqardhje për gabimet foshnjarake që bëjnë mbrojtësit e ekipit.

A është barazimi një rezultat që ju kënaq, pasi duket si rezultati më i drejtë?
-Për mënyrën se si shkoi loja kishim mundësi më shumë për të shënuar. Kam pak rezerva për gjyqtarin, por do ta shoh në TV dhe një herë ndeshjen. Rasti i golit të pësuar, por ka dhe disa raste të tjera. Lojtarët duhet të bëjnë punën e tyre, gjyqtarin do ta shoh vetëm unë. Për lojtarët nuk pranoj të më justifikohen për gjyqtarët. Do t’i shoh raste vetëm unë.

Çfarë ndryshoi skuadra në pjesën e dytë?
-E përgatita skuadrën në tre sisteme loje, edhe nga ndeshjet që kam parë të kundërshtarit. E kisha përgatitur manovrën si në sulm dhe në mbrojtje. Lojtarët duhet të dinë ta lexojnë mirë situatën dhe si vepron kundërshtari, se si duhet të bëjmë presion dhe si duhet të veprojmë në grup. Nuk është vendi për analiza, por them së në pushim u shpjegova diçka se si do manovronin dhe më doli diçka efikase. Lojtarët më kuptuan dhe e menduan këtë gjë. Pjesa e dytë foli për ne. Ekipi po rritet disi. Kemi nevojë për shumë punë, sidomos në aspektin taktik.

E keni menduar si do i zgjidhni problemet në mbrojtje?
-Nuk kam zgjidhje për gabimet që bëjmë kur pësojmë. Secili merr përgjegjësitë e veta, pasi një lojtar i Superiores nuk mund të bëjë gabime si ato. Nuk jam për të stërvitur fëmijë këtu. Nuk di çfarë të them, nëse ne pësojmë gola të tillë. E vetmja rrugë është të fusim dikë tjetër. Nuk jam për ndëshkim lojtarësh, por për rregullim dhe për mesazhe. Çdo lojtarë do të marrë mesazhin e tij.

Loja nga krahët…
-Sulmuesit e krahut, si Kobina dhe Greca, luajnë me këmbën e kundërt, diçka që ja kam kërkuar unë, pasi futen dhe në qendër dhe na krijojnë superioritet në linjat e qendrës. Them se kanë vepruar mirë. Kanë arritur të fitojnë duelet me kundërshtarin dhe kanë krijuar raste për të shënuar. Duhet të punojmë pasi kemi probleme. Do mundohemi që në të ardhmen të shfrytëzojmë rastet dhe momentet që kemi për shënim.

Pse u zëvendësua Doka?
-Doka pati një kontraktim te kofsha, ndaj u detyrova ta ndryshoja. Fati im i keq pasi që kur kam ardhur ka pasur probleme me gjyqtarët. Lojtarët e përshtatur kanë bërë mirë, aty ku u kam thënë unë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online