Kjo javë e Kategorisë së Dytë është planifikuar të luhet në dy ditë, ku më 30 mars luhen katër ndeshje në Grupin A, ndërkohë që më 31 mars luhen të gjitha ndeshjet e Grupit B dhe ndeshja Ada-Gramshi e Grupit A.
Në takimet e tjera, në Grupin A, Luzi 2008 pret në fushën e tij Sopotin e Librazhdit, ndërkohë që Tërbuni luan një transfertë të vështirë me Spartakun e Tiranës. Klosi-Partizani B është ndeshja që për skuadrën e kuqe mund të sjellë kryesimin e grupit. Në Kompleksin “Internacional” kemi një “derbi” mes dy skuadrave të kryeqytetit që renditen në vendet e fundit të tabelës, Internacional-Tirana B.
Në Grupin B, në Peqin është luhet kryendeshja e javës, Shkumbini-Devolli. Naftëtari ka mundësinë të lërë fundin duke fituar me Këlcyrën, ndërkohë që për mbiejtesën luhet edhe Delvina-Përmeti. Skrapari-Butrinti dhe Memaliaj-Maliqi janë ndeshjet e tjera delikate të Grupit B, ndërkohë që Albpetroli synon fitoren kundër Tepelenës, për të shpresuar në shkurtimin e diferencës me kreun.
AGRON KAJA
KATEGORIA E DYTË – Java 19
GRUPI A
E shtunë, 30 mars 2019
Internacional-TiranaB 15:00
Luzi2008-Sopoti 15:00
Spartaku-Tërbuni 15:00
Klosi-Partizani B 15:00
E diel, 31 mars 2019
Ada-Gramshi 15:00
Vllaznia B e Kukësi B pushim
GRUPI B
E diel, 31 mars 2019
Delvina-Përmeti 15:00
Shkumbini-Devolli 15:00
Naftëtari-Këlcyra 15:00
Albpetrol-Tepelena 15:00
Skrapari-Butrinti 15:00
Memaliaj-Maliqi 15:00
Term-Gramozi 15:00