“Përralla” Solskjaer vijon rrugëtimin, Junajtid shpërblen norvegjezin

Mançester Junajtid është ekipi më në formë në Premier Ligë, teksa në rast se marrim 15 ndeshjet e fundit, “djajtë e kuq” do të ishin në krye të renditjes. Merita për këtë ka padyshim Ole Gunar Solskjaer.

Norvegjezi, i cili u mor si një zgjedhje emergjente për të mbyllur një sezon të dështuar, në mënyrë të papritur ka kthyer gjithçka në favor. Për këtë arsye më në fund ka ardhur dhe shpërblimi.

Mëngjesin e sotëm, klubi nga “Old Traford”, ka zyrtarizuar marrëveshjen e re me trajnerin, që do e mbajë të lidhur me Mançester Junajtid edhe për tre vite të tjera. Tashmë, Solskjaer mund të punojë edhe më i qetë, pasi fundi i sezonit, nuk do të jetë fundi i përrallës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online