Kategoria e Dytë | Butrinti triumfon në transfertë, goleadë e Spartakut

Ditën e sotme janë zhvilluar pesë ndeshje të Kategorisë së Dytë. Në Grupin A, Sopoti ka siguruar tri pikë duke mposhtur në transfertë Adën e Velipojës, ndërsa Spartaku ka regjistruar një fitore bindëse me rezultatin 4-0 ndaj Kukësit B.

Në Grupin B, Memaliaj mundi me rezultatin minimal 1-0 Përmetin, ndërsa me të njëjtin rezultat ka fituar Skrapari ndaj Naftëtarit. Butrinti ka marrë festuar tri pikët në transfertën në Ersekë kundër Gramozit, ku sarandjotët triumfuan me rezultatin 2-1.

KATEGORIA E DYTË-JAVA 23

Grupi A | Java 23

E shtunë, më 27 prill, ora 16:00

Ada-Sopoti 1-3

Shënues: Përndrecaj 51′ / Çota 48′, 67′, Alliu 59′

Spartaku-Kukësi B 4-0

Shënues: Pillati 5′, 66′, Januzaj 62′, Brahimaj 81’

NESËR
Klosi – Vllaznia B
Gramshi – Tirana B
Tërbuni – Partizani B

Grupi B | Java 23

E shtunë, më 27 prill, ora 16:00

Skrapari-Naftëtari 1-0

Shënues: Zguri 69′

Gramozi-Butrinti 1-2

Shënues: Dalipi 20′ / Ahmeti 29′, Dhrami 76′

Memaliaj-Përmeti 1-0

Shënues: Bilaj 70′

NESËR
Albpetrol –  Këlcyra
Delvina – Shkumbini
Tepelena – Maliqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online