Djegia e katedrales së famshme “Notre Dame” ka sjellë trishtim dhe dhimbje në kryeqytetin francez dhe jo vetëm. Një kryevepër arkitekturore me 800 vite histori është shuar nga një zjarr masiv i rënë të hënën. Për fat të mirë, disa relikte të famshme janë shpëtuar, kullat me kambanat ikonike nuk janë prekur dhe zjarri është shuar.
Ngjarja e befasishme i kapi të gjithë të përgatitur, ndërsa po mendohet për rindërtimin e saj. François-Henri Pinault është ndjerë shumë keq nga ngjarja e ndodhur. Ai dhe babai i tij kanë vendosur të dhurojnë 100 milionë euro për të patur përsëri në këmbë Katedralen historike. Pinault është presidenti i Rene në kampionatin francez dhe zotëron markat “Gucci” e “Saint Laurent”.
“Unë dhe babai im kemi vendosur të dhurojmë 100 milionë euro për të marrë pjesë në përpjekjet që do të nevojiten për rindërtimin total të Notre Dame”, deklaron 56-vjeçari.
Përveç tij, të tjerë miliarderë kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar në ndërtimin e Katedrales, që priste 13 milionë vizitorë çdo vit. Grupi “LVMH Group” i drejtuar nga Bernard Arnault, i cili zotëron Louis Vuitton, Christian Dior dhe Givenchy, ka premtuar se do të dhurojë 200 milionë euro.