Kastrioti për misionin e (pa)mundur, Partizani synon “arratinë”  

Kastrioti është skuadra e cila aktualisht ndodhet në vendin e fundit të klasifikimit. Skuadra krutane u paraqit mirë në Korçë pak ditë më parë nën drejtimin e Stavri Nicës, por sot në shtëpi kërkon kthesën, nëse nuk që të kthehet në të parën sërish.

Në anën tjetër është Partizani që deri tani i ka bërë gjërat mirë mund të thuhet, pasi ndodhet vetëm 1 pikë pas Skënderbeut kryesues. Skuadra e gegës ka vetëm 2 humbje këtë edicion dhe sot do të kërkojë një tjetër sukses për të vijuar rrugën drejt titullit që të gjithë e duan, por askush nuk e përmend.

“Demat” synojnë një fitore që të shkëputen nga ndjekësit akoma dhe më shumë, për të pasur një garë vetëm me korçarët për titullin. Sa i përket formacionit, rikthehet Ardit Hila, por mungon Atanda me kartonë. Në anën tjetër edhe tekniku Nica pritet që të bëjë pak ndryshime nga ndeshja e pak ditëve më parë.

 

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 12
E mërkurë, më 7 nëntor, ora 14:00
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë

Kastrioti- Partizani

Kastrioti: Kuka, Husein, Çela, Stijepoviç, Domgjoni, Henri, Ymeraj, Shehu, Roxher, Bardhi, Atsina. Trajner: Stavri Nica.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkoviç, Trashi, Telushi, Hila, Mensah, Mala, Asani, Bardhi. Trajner: Skënder Gega.

Gjyqtarë: Orlando Kuka, Dojando Myftari, Nertil Bregasi, Ardian Beqiri.

Delegat: Alban Tafaj; Vëzhgues: Sazan Velçani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online