VIDEO: Tallja e tifozëve bardheblu, të gjithë në ndjekje të… asistentit

Ndeshja nuk ishte e mërzitshme. Edhe pse Tirana dhe Kukësi kërkonin një fitore jetike, lojë pati, e rastet nuk munguan. Arbitrat u kontestuan disi, por do të ishte çudi, që në Shqipëri të mos ndodhte. Megjithatë, në “Selman Stërmasi” mbizotëronte një heshtje e pazakontë.

Tifozët e kanë me drejtuesit, me lojtarët dhe me ecurinë e dobët. Përpos protestave kundër presidentit Halili, pjesa tjetër e ndeshjes (deri në shpërthimin e zemërimit pas vërshëllimës finale), në tribuna kishte pak episode për tu shënuar. Por, më i veçanti ishte ai i pjesës së dytë, kur tifozët bardheblu, nisën të talleshin me asistentin e dytë, Ridiger Çokaj.

Një grup fansash nisën të vraponin në tribunën karshi, duke kopjuar çdo lëvizje të vijërojtësit. Episod i pazakontë ky për futbollin shqiptar, sepse nëpër botë rastet kanë qenë të shumta. Disa tifozë e kanë bërë në formë kontestimi, disa të tjerë veç për të ngacmuar asistentin.

Por, mbështetësit e Tiranës vepruan kështu për të vrarë disi mërzinë që mbizotëronte në tribuna. Në kushte të tjera, relativisht normale, ajo ndaj Kukësit do të ishte një ndeshje e nxehtë në tribuna, me koreografi, këngë dhe thirrje. Por, me kryeqytetasit në krizë, tifo-grupin “Fanatics” të dënuar dhe kontestimet ndaj presidentit Halili, grupi i vogël i tifozëve gjeti një mënyrë ndryshe për të shijuar prezencën në stadium.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online