Pak minuta më parë FSHF ka bërë me dije dhe vendimet e Komisionit të Disiplinës. E ka pësuar klubi i Kastrioti, i cili është dënuar me një ndeshje pa tifozë, kjo për shkak të hyrjes në fushën e lojës të një personi të paautorizuar.
Nuk ka shpëtuar as klubi i Partizanit, i cili ka marrë një gjobë, për shkak të sjelljeve të gabuar të tifozëve. Po ashtu pezullime dhe gjoba ka pasur dhe në Kategoritë më të ulëta.
- FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër “Flamurtari” FC në bazë të nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmije) Lek.
- KF “Kastrioti”, për hyrjen e një personi të pa autorizuar brenda pjesës së rrethuar të fushës së lojës, në bazë të nenit 65/3.a të KDS, dënohet me zhvillimin e 1(një) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
- Lojtari i KF “Vora”, Florian Peqini ,për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Iliria”,Emanuel Dulo ,për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen,në bazë të nenit 66/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmije) Lek. Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
- KF “Egnatia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen,në bazë të nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmije) Lek. Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
- Zyrtari i “Egnatia”,Agron Aliu ,për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qendrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.
- Zyrtari i “Juban Danja” femra, Ferdinand Janku, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qendrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.