Kastriotin e kënaq edhe një pikë kundër Skënderbeut. Vetë trajneri Plori e ka pranuar diçka të tillë, ndaj edhe sot pritet që krutanët të jenë të kujdesshëm në fushën e blertë. Ashtu si edhe korçarët, javën e parë kanë marrë pikë të plota. Objektivi është mbijetesa dhe një pikë me bardhekuqtë nuk konsiderohet pak.
Nga ana tjetër te Skënderbeu duan titullin kampion. Kështu kanë deklaruar, edhe pse duhet thënë se nuk kanë diferenca me ekipet e tjera. Triumfi ndaj Partizani erdhi në fund me penallti dhe ndryshe nga vitet e mëparshme, skuadrat e tjera do guxojnë më shumë ndaj tyre. Nuk diskutohet që kanë cilësi.
Sa i takon formacioneve, me shumë mundësi do t’i besohet të njëjtëve lojtarë nga të dy trajnerët. Ndërkohë janë përzgjedhur edhe arbitrat që do të gjykojnë këtë takim. Kryesor do të jetë Kreshnik Cjapi, kurse anësorë Ilir Tartari dhe Orgest Grabova. Emirion Sino është caktuar si arbitër i katërt.
Kategoria Superiore – Java 2
E diel, më 26 gusht, ora 16:45
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë
Kastrioti: Kuka, Husein, Lila, Çela, Stijepoviç, Mziu, Çutra, Shehu, Bardhi, Rahim, Marku. Trajner: Elvis Plori
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Muzaka, Demte, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi
Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Ilir Tartari, Orgest Grabova, Emirion Sino
Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Mikel Shestani