Kasijas një legjendë, thyen rekord në Champions League

Ata që janë thjeshtë dashamirës së futbollit e mbajnë mend Iker Kasijasin si pjesë të Realit të Madridit, por ndonjëri mund të mos e ketë ditur se “gardiani” vijon të bëjë mirë, por me Porton. Spanjolli luan edicionin e tij të katërt me Portugezët dhe duket se gjunjët e mbajnë ende që të japë kontributin e tij në futbollin e madh.

Dje, Porto arriti që të fitonte në Moskë ndaj Lokomotivës me rezultatin 1-3, por gjërat mund të kishin marrë tjetër rrjedhë nëse rusët do të kishin shndërruar një gol në minutën e 10-të. Kasijas arriti që ta mbante portën e tij të paprekur. Loja më pas foli për miqtë të cilët dolën me pikë të plota.

Ishte një pritje jo si gjithë të tjerat, pasi e fut Kasijasin në histori. 37-vjeçari është portieri i cili ka pritur më shumë penallti në historinë e Championsit, plot 6 të tilla. Një rekord mjaft i veçantë për një portier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *