Kashima përmbush misionin në Iran, japonezët mbeten “mbretër” të Azisë

Kashima Antlers ka fituar për herë të parë trofeun e Ligës së Kampionëve të Azisë duke mundur Persepolis në një finale me dy takime. Skuadra japoneze udhëtoi Iranit me njërën dorë te trofeu, pasi kishin fituar ndeshjen e parë 2 – 0 dhe pas barazimit pa gola në stadiumin mitik “Azadi”, filloi festa e japonezëve, që vazhdojnë të dominojnë në këtë kompeticion. (vitin e kaluar trofeun e fitoi Urawa Red Diamonds)

Në Teheran nuk mungoi spektakli në mbështetje të skuadrës së Persepolis. 78.000 tifozë të pranishëm në stadiumin “Azadi” nuk reshtën së mbështeturi skuadrën e tyre, që i duhet të kënaqet me medaljen e argjendtë në finalen e tyre të parë në kompeticionin më prestigjioz të futbollit aziatik. Fatkeqësisht në stadium nuk ndodhej as edhe një femër, kjo për shkak të ligjeve të rrepta që janë në fuqi prej vitesh në Republikën e Iranit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online