Antonio Kasano e vlerëson shumë Kristiano Ronaldon, por ai mbetet një fans i zjarrtë i Leo Mesit. Në ndër të argjentinasit i ka vendosur edhe djalit të dytë emrin Lionel.
Barezi i famshëm ka folur në programin “Tiki Taka” për duelin e madh që ekziston mes fenomenit të Barcelonës dhe yllit të Juventusit. Më pas një koment për Interin dhe hera e parë që bie dakord me Uanda Narën, gruan dhe agjenten e Mauro Ikardit.
Fotot e çiftit sollën kritika të shumta, por një tipi si Kasano as që ia ndjen për jetën private të të tjerëve. Rëndësi ka që Ikardi të shënojë gola, ndërsa jashtë fushave mund të bëjë ç’të dojë.
“Mesi dhe Ronaldo janë dy gjëra të ndryshme. Çdokush është me fat që po shijon numrin 10 të Barcelonës. Interi? Zikaltrit nuk janë Barça. Nuk kanë lojtarë që mbajnë topin dhe nuk mund të luajnë me dy lojtarë që nuk mbrojnë. Spaleti ka luajtur gjithmonë me një pykë. Po të isha unë, do i aktivizoja bashkë Ikardin me Martinez.
Fotot e Ikardit? Për herë të parë jam dakord me Uandën. Një person mund të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij, mjafton që të luajë mirë dhe të shënojë gola në fushën e blertë.”