“IFAB”, institucioni që merret me ndryshimin e rregullores së sportit të futbollit miratoi një sërë rregullash të reja në shkurt të këtij viti. Të gjitha këto ndryshime do të vihen në zbatim me fillimin e sezonit të ri futbollistik.
VONESAT E LOJËS – Një ndër ndryshimet më interesante ka të bëjë me vonesat e lojës. Nuk do të shohim më lojtarë që shkojnë në cepat e fushës me qëllim që të vonojnë sa më shumë kohë gjatë zëvendësimit. Çdo lojtar që duhet të dalë nga fusha për shkak zëvendësimi duhet ta bëjë këtë gjë duke kaluar vijat anësore më të afërta”.
KARTONËT PËR TRAJNERËT – “Deri më tani trajnerët ose anëtarët e tjerë të stafit teknik vetëm mund të paralajmërohen para se të merrej vendimi për t’i nxjerrë përfundimisht nga fusha. Duke filluar nga viti i ardhshëm arbitrat do t’u tregojnë trajnerëve e stafit teknik kartonë të verdhë për shkelje të rregullave”.