Karton i kuq, gafa dhe eurogol: Ndodh gjithçka në Angli

Një gol i bukur mbetet i tillë pavarësisht se në çfarë kategorie shënohet. Nuk ka rëndësi të madhe nëse një realizim perfekt ndodh përpara 50 mijë tifozëve apo para qindra apo dhjetëra të tillëve.

Ditën e djeshme zhvillohej java e parë e National League në Angli (divizioni i pestë). Ebbsfleet priste ekipin e Halifax, por ndeshja nisi ters për vendasit.

Mbrojtësi King u ndëshkua me të kuqe në minutën e 9-të dhe miqtë kaluan në avantazh pas dy minutash. Edhe miqtë kishin një King në ekip, i cili goditi fort dhe përfitoi nga një gafë e pafalshme e portierit. Vendasit treguan karakter dhe barazuan rreth fundit të pjesës së parë.

Halifax nuk u përmbajt në 45 minutat e dyta, shënoi edhe tre herë të tjera dhe siguroi tre pikëshin e parë, duke fituar me rezultatin 1-4.

Goli i fundit u shënua nga Klark në minutat shtesë. Mbrojtësi lëshoi një “predhë” nga shumë larg (0:58), zuri portierin vendas të papërgatitur dhe topi u ndal në rrjetë. Një gol fantastik që vulosi fitoren e miqve dhe ditën jo të Ebbsfleet, sidomos portierit Nathan Ashmore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online