Karles Alenja shpërthen ndaj klubit, arsyeja është De Jong

Frenki De Jond erdhi me një ide të qartë në Barcelonë. Ai donte të mbante numrin 21 në fanellë sepse në atë mënyrë kujtonte gjyshin e tij. Këtë ja tha gjithë botës në ditën e prezantimit. Dilema ishte nëse Karles Alenja, mbajtësi i atij numri, do ishte dakort t’ia linte holandezit.
Pas një bisede mes të dyve në stërvitje, u ra dakort që Frenki do merrte numrin 21 dhe mesfushori katalanas do mbante 19-ën mbi shpinë. Megjithatë, kjo çështje nuk mbyllet me kaq. Në një intervistë, Alenja shkarkon mllefin ndaj klubit.

Ai zbulon se drejtuesit ja kishin premtuar më parë numrin De Jongut dhe për këtë nuk ndihej aspak mirë. Megjithatë, holandezi u tregua i drejtë edhe pse klubi ja kishte premtuar. Ai bisedoi personalisht me shokun e tij dhe gjithçka e zgjidhën mes tyre.

“E dija se Frenki donte atë numër. Por kjo ishte një çëshjte që më përkiste vetëm mua. Do të doja që klubi të më kishte njoftuar përpara se t’i premtonin 21-shin atij. Ai ishte i përlulur, më pyeti dhe ja dhashë sepse kishte një lidhje personale me atë numër. Me veprimin e drejtuesve nuk ndihem mirë, ne kemi folur gjithmone hapur”, përfundoi Alenja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online