Karikohen në Laç, lëshohet kushtrimi për tifozët

Laçi dhe Tirana përballen mes tyre të mërkurën për llogari të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 3-0 në favor të bardhebluve, ndaj edhe çështja e kualifikimit duket e vendosur. Përmbysja e rezultatit është shumë e vështirë.

Gjithsesi kurbinasit do mundohen dhe shpresojnë të bëjnë mrekullinë. Për këtë klubi ka vendosur që t’u vijë në ndihmë futbollistëve duke hapur dyert e stadiumit, veç tribunës kryesore ku një biletë do të kushtojë 500 lekë.

POSTIMI I KURBINASVE – “Luajmë sërish kundër Tiranës, askush të mos mungojë! Klubi ka vendosur që hyrja në stadium tonë për këtë ndeshje të jetë e lirë për tifozët, në tribunën përballë dhe atë pas porte. Ju ftojmë të jeni pranë skuadrës në këtë ndeshje të rëndësishme. Ekipi do të japë maksimumin në fushë dhe për këtë duhet ndihma e çdokujt prej jush. Asgjë nuk duhet t’ju mbajë larg stadiumit, ndaj ftoni miq, shokë e të afërm të jenë pranë ekipit të mërkurën! Para Laçi! Mos mungoni!”, thuhet në ftesën që kurbinasit bëjnë për tifozët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online