Shuster lëshon “bombën”: Lojtarët e Realit e dinin se sivjet nuk do fitonin trofe!

Reali i Madridit vuajti shumë për të mposhtur Hueskën e vendit të fundit në “Santiago Bernabeu”. Ekipi i Zidan fitoi 3-2, ndërsa ndeshja u vendos nga një gol i bukur i Benzema, dy minuta përpara fundit të ndeshjes.

Kjo është fitorja e dytë rresht që nga rikthimi i trajnerit francez në stol, por Bernd Shusterin nuk e bind ky ekip. Ish-futbollisti dhe trajneri i Realit tregon problemin e madh të “Los Blancos”.

Ekipit i mungon Kristiano Ronaldo dhe golat e tij. Gjermani ndalet te puna dhe qëllimi i trajnerit, ndërsa nuk i pëlqen fakti që ai vendosi t’i jepte një fanellë titullari djalit të tij, Luka Zidan.

Luka Zidan, portieri i Realit dhe djali i trajnerit

Lojtarët e Realit e dinin që, pa Kristiano Ronaldon, nuk do të fitonin trofe këtë sezon. Ekipit i mungon një futbollist që shënon shumë gola dhe këtë gjë e bënte portugezi. Mendoj se Zidan po tenton të rikuperojë lojtarë si: Isko, Marselo dhe Bejl për t’i patur gati për sezonin e ri. Debutimi i djalit të trajnerit në portë? Mua nuk më pëlqejnë këto gjërat baba-djalë. Luka do ta ndjejë këtë situatë”, përfundon gjermani i njohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online