Kardifi nuk paguan për Sala: Kontrata nuk ishte kopsitur ligjërisht!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

15 milionë eurot për kartonin e të ndjerit Emiliano Sala janë ende pezull, me skuadrën e Kardif Sitit që nuk ka

ndërmend të paguajë. Nanta e ka çuar në FIFA këtë çështje, por te Kardifi janë të qetë, pasi marrëveshja nuk ishte mbyllur ligjërisht.

Sipas klubit anglez, duhej që lojtari të prezantohej dhe të firmoste një kontratë të dytë, ku do të flitej për bonuset dhe për rregullat që ka klubi.

Kjo kontratë nuk u nënshkrua asnjëherë, për shkak të tragjedisë së sulmuesit argjentinas. Nanta duket se ka mbetur pa asnjë qindarkë, por kjo çështje vazhdon të zvarritet në zyrat e FIFA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *