Kohë gjyqesh tek Interi, pasi natyrisht dështimi në Champions League ka zhgënjyer pa masë tifozët zikaltër.
Eliminimi nga PSV, që luante kot, është një njollë e rëndë përveçse dështim financiar, ndërsa trajneri i famshëm Fabio Kapelo në analizën pas ndeshjes në Sky Sport i tha gjërat troç.
“Interi luajti shumë mirë ndaj Juves, por sepse nuk i duhej të fitonte patjetër. Me PSV ishte e kundërta dhe kur Interi është i detyruar të fitojë, nuk ka zgjidhje.
“Rruga e vetme është topi te Ikardi dhe e zgjidh ai. Është gabim, sepse ai mbetet i izoluar përpara dhe nuk ka zgjidhje tjetër, një plan B.
“Edhe mesfusha është e dobët, nuk ka cilësi dhe nuk di si të ndryshojë ritëm e të krijojë raste për Ikardi. Kështu është e kotë, nuk mjafton as Naingolan, i cili u ble për këtë punë”.