Kandidati për stolin e Milanit: Nuk kam folur ende me presidentin

Trajneri i Sampdorias, Marko Xhanpaolo, është një nga kandidatët për të marrë stolin e Milanit, pasi Xhenaro Gatuzo me shumë gjasa do të largohet nga kuqezinjtë këtë verë. Vetë Xhanpaolo i dha shpresa Milanit, pasi tha sot për mediat italiane se nuk ka folur ende me presidentin e Sampdorias për rinovimin e kontratës:

“Çfarë do të më mungojë te Sampdoria? Do t’iu tregoja, por vetëm kur të largohem zyrtarisht. Ende nuk kemi folur me presidentin Ferrero, as me drejtorin sportiv Osti. Fillimisht, do të më konfirmohet e ardhmja ime dhe pastaj mund t’iu përgjigjem pyetjes suaj.

“Ndeshja kundër Juventusit? Do të jetë mirë për ne nëse fitojmë, për tifozët tanë, pasi e meritojnë. Kanë qenë të shkëlqyer përgjatë gjithë sezonit dhe mbështetja e tyre ka qenë një plus shumë, shumë i madh për ne. Shpresoj që ta përshëndesim Kualjarelën në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Xhanpaolo.

Marko Xhanpaolo, trajner i Sampdorias

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online