Skënderbeu do titullin dhe në shtëpi nuk duhet të falë askënd. Laçi dhe Tirana kanë marrë pikë në Korçë, por kjo nuk duhet të përsëritet me Kamzën. Grupi i lojtarëve në dispozicion të Orges Shehit është i plotë, pa marrë parasysh faktin që Blerim Krasniqi ka pasur probleme gjatë javës.
Formacioni i përzgjedhur nga durrsaku do të jetë ai model, me ndryshimin e vetëm që Oto Xhon pritet në majën e sulmit. Nga ana tjetër Kamza nuk ka të gatshëm mesfushorin Argjend Malaj, i cili është i dëmtuar.
Pak ndryshime te skuadra e Duros, që mbrojtjes nuk i ka ndryshuar asgjë. Idrizaj është rikuperuar dhe kjo e ka qetësuar atë. Në mesfushë Orelesi do të luajë me Mehmetin, kurse Plaku do të jetë pas Martinenës. Nga krahët priten Roloviç e Zisi.
Ndërkohë janë përzgjedhur edhe arbitrat për këtë ndeshje dhe është një treshe nga Shkodra, me kryesor arbitrin Indrit Myrtja. Dervishi dhe Thorja janë asistentët e tij, kurse i katërt është përzgjedhur Blerim Ziri.
Kategoria Superiore – Java 9
E diel, më 21 tetor 2018, ora 14:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
SKËNDERBEU-KAMZA
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Muzaka, Demte, Gripshi, Bregu, Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi
Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Arrabal, Idrizaj, Orelesi, Mehmeti, Plaku, Zisi, Roloviç, Martinena. Trajner: Klodian Duro
Gjyqtarë: Indrit Myrtja, Melis Dervishi, Fisnik Thorja, Blerim Ziri
Delegat: Alban Tafaj; Vëzhgues: Albano Janku