Teuta ka përmbysur Kamzën në transfertë me rezultatin 3 – 1. Ekipi i drejtuar nga Blendi Shkëmbi vazhdon ecurinë e mirë, ku nuk njohin humbje në pesë takimet e fundit, ndërsa te Kamza nuk e njohin fjalën fitore që prej 15 shtatorit, ku mundën Kastriotin e vendit të fundit me rezultatin.
Të zotët e shtëpisë e filluan mirë ndeshjen duke dalë të parët në avantazh me anë të mbrojtësit italian Bonani, i cili shfrytëzoi në maksimum një gabim të portierit Hidi. Në pjesën e dytë në fushë u duk vetëm Teuta që krijoi raste të shumta shënimi. Latif barazoi shifrat me një penallti dhe më pas, golat e Prognit e Beqjes përfunduan përmbysjen e Teutës.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 12
E mërkurë, më 7 nëntor, ora 14:00
Stadiumi i Kamzës, Kamzë
KAMZA –TEUTA 1-3
Shënues: Bonani 17′ / Latif 78′ (pen.), Progni 80′, Beqja 84′
Kamza: Avdyli, Frashëri, Arrabal, Bonani, Idrizaj, Malaj, Mehmeti, Zisi (Rezi 84′), Fukui (Mumajesi 68′), Peçi (Plaku 54′), Roloviç. Trajner: Klodian Duro.
Teuta: Hidi, Gjorgievski, Bicaj (Kamara 46′), Shkalla, Beqja, Osmani, Progni, Sidibe, Kallaku (Vecaj 65′), Avdyli, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi.
Gjyqtarë: Emirion Sino, Ilir Tartari, Orgest Grabova, Kridens Meta.
Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Fiqiri Haxhiraj.
Kartonë të verdhë: Peçi 28′, Zisi 29′, Arrabal 39′, Malaj 76′ / Kallaku 26′, Bicaj 44′
17′ GOL – Bonani ka kaluar Kamzën në avantazh. Sulmuesi Roloviç ekzekutoi një goditje dënimi, Hidi nuk e kontrolloi dot topin dhe italiani i ndodhur aty pranë ka goditur dhe ka shënuar.
76′ GOL – Malaj ka penguar Prognin në zonë dhe për arbitrin ishte penallti. Latif nga pika e bardhë nuk ka gabuar
80′ GOL – Progni çon në avantazh Teutën me një goditje me të djathtën nga brenda zonës së rreptësisë.
86′ GOL – Beqja vulos takimin me një goditje të fuqishme nga jashtë zone që shtang portierin Avdyli.