Partizani triumfon ndaj Kastriotit, merr kreun mes drithërimave

Partizani arrin të triumfojë në transfertë ndaj Kastriotit 1-2 dhe njëkohësisht rimerr vendin e parë. Të dy golat u shënuan nga Jurgen Bardhi, i cili më në fund zhbllokohet. Pavarësisht fitores ishte një ndeshje aspak e lehtë për të kuqtë e Skënder Gegës, të cilët rrezikuan jashtëzakonisht shumë, pasi krutanët patën disa mundësi për të barazuar në pjesën e dytë.

Kastrioti ndërkohë nga ana tjetër, arrin të bëjë një pjesë të dytë mjaft të mirë, ku Hoxha si fillim ndali një mundësi mjaft të mirë të Roxher, ndërsa më pas ishte Labinot Ibrahimi, i cili pak minuta përpara fundit largoi një top thuajse në vijën fatale, duke mbajtur të kuqtë në epërsi.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 12
E mërkurë, më 7 nëntor, ora 14:00
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë

KASTRIOTI- PARTIZANI 1-2
Shënues:
Roxher 37′ / Bardhi 19′, 36′

Kastrioti: Kuka, Husein, Çela, Stijepoviç, Domgjoni, Ymeraj, Shehu, Okebugu, Marku (Vatnikaj 55′), Bardhi, Atsina (Roxher 35′). Trajner: Stavri Nica.
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkoviç, Trashi, Telushi, Hila (Çinari 62′), Kote, Mala (Mensah 70′), Asani, Bardhi. Trajner: Skënder Gega.

Gjyqtarë: Orlando Kuka, Dojando Myftari, Nertil Bregasi, Ardian Beqiri.
Delegat: Alban Tafaj; Vëzhgues: Sazan Velçani.
Kartonë të verdhë: Marku 48′, Shehu 73′

19′ – Jurgen Bardhi, pas një gabimi të portierit Kuka është treguar i saktë dhe ka kaluar në avantazh Partizanin

36′ GOL – Bardhi ka dyfishuar shifrat pas një krosi të Kristi Kotes. Sulmuesi me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

 

37′ GOL – Roxher nga e majta dribloi Gojkoviç dhe përballë Hoxhës u tregua i saktë, duke shënuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online