Kampionët i shpëton një penallti, Kamza e pafat

Në teori ishte një ndeshje pa shumë histori, në praktikë rezultoi një ndeshje e vuajtur, e fituar me shumë fat për Kukësin. Përfundoi 1-0, në një ndeshje shumë të vështirë për Kukësin, që triumfoi me një 11-metërsh të fituar nga Alijev dhe transformuar nga Bakaj pas një ore lojë.

Luhej në Kukës dhe kampionët duhej ta nisnin mbrojtjen e titullit me një fitore që do të fshinte edhe humbjen në Superkupë. Fitorja erdhi, loja jo. Ashtu si ndaj Tiranës, Kukësi luajti dobët, krijoi shumë pak dhe realisht përveç golin me 11-metërsh, asnjëherë nuk e sikletosi Kamzën.

Debutuesit luajtën mirë, shumë më mirë nga sa pritet nga një skuadër e rindërtuar në verë. Nuk erdhi pika, por do të vijnë shumë në vazhdim, nëse vazhdohet në rrugën e nisur.

E shtunë, 9 shtator 2017, “Zeqir Ymeri”, Kukës

Kukësi – Kamza        1-0

Goli: Elis Bakaj 63′ pen.

Kukësi: Koliçi, Imami, Hoxha, Shameti, Hallaçi, Zeqiri (Alijev 51′), Musolli, Kërkotiç, Shtubina (Ethemi 76′), Bakaj (Rrumbullaku 90’+4), Guri. Të gatshëm: Koci, Idrizi, Peposhi, Ethemi, Koldashi, Rrumbullaku

Trajner: Mlladen Milinkoviç

Kamza: Halilaj, Idrizaj, Fushtar, Leo Lelis (Raçiç 67′), Neziri, Zefi (Mustafa 64′) Arrabal, Fukui, Mehmeti, Imeri (Mumajesi 80′), Plaku. Të gatshëm: Gjonikaj, Frashëri, Ymeri, Rezi

Trajner: Ramazan Ndreu

Kartonë të verdhë: Shameti 50′, Musolli 84′ / Arrabal 67′

Gjyqtarë: Kridens Meta, Denis Rexha, Nertil Bregasi, Klajdi Kola

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online