Kukësi 3
Botoshani 1
Shënues për Kukësin: Serran 9’, Karioka 37’, Pejiç 62’(11-m)
Kampionët kanë triumfuar 3-1 në miqësoren e dytë në tokën austriake, ku po zhvillojnë përgatitjet në kuadër të ndeshjeve të turit të dytë të Champions League. Kuksianët i janë falur golave të spanjollit Serran, brazilianit Karioka dhe kroatit Pejiç, të cilët me golat e tyre kanë zhvlerësuar golin e shënuar nga rumunët vetëm 4 minuta pasi kishte filluar ndeshja. Spanjolli Alberto Serran ka vendosur barazimin e përkohshëm në debutimin e tij me Kukësin, duke krijuar përshtypjen se është një lëvizje e goditur e kuksianëve. Edhe pse Kukësi ka dominuar në pjesën më të madhe të takimit, Botoshan, mund të kishte shënuar golin e dytë, por kanë shpërdoruar një 11-metërsh. Para se të mbyllej pjesa e parë, Zhan Karioka u kujdes që të realizonte golin e dytë për Kukësin, duke i çuar të tijtë në dhomat e zhveshjes në avantazh. Fraksioni i dytë ka nisur me të njëjtin ritëm, por me ndryshime në organikë, pasi trajneri Gjoka ka bërë zëvendësime të shumta. Ai që ka vulosi gjithçka, ishte kroati Pero Pejiç, i cili realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Një fitore që kthen qetësinë në kampin e Kukësit, pas humbjes së thellë në miqësoren e parë.