“Kam jetuar me 20 euro në javë, agjenti më mashtroi”

Agjentët janë shndërruar në një nyje të rëndësishme për botën e futbollit. Janë ata që zotërojnë dokumentacionet ligjore dhe kanë në dorë karrierën e futbollistëve. Ka nga ata që janë të ndershëm dhe të rregullt, por ekziston edhe e kundërta. Zorzhinjo është një nga ata, që ka rrezikuar karrierën për shkak të një agjenti mashtrues.
Ylli i Çelsit tregon se ish-agjenti i tij e kishte zbuluar dhe më pas e integroi në akademinë e tij. Kishte siguruar një provë te Hellas Verona, duke dalë me sukses. Megjitatë, paratë nuk dukeshin gjëkundi. Më pas tregon se miku i tij zbuloi se agjenti e kishte vjedhur. Mesfushorit i është dashur të shtyjë javën me 20 euro. Ishte gati të kthehej në Brazil, por mamaja i dha kurajo.

“Një agjent më zbuloi në Brazil. U transferova në shkollën e tij dhe kalova dy vite atje. Kur mbusha 15 vjeç, ai më rregulloi një periudhë prove te Hellas Verona. U paraqita mjaft mirë. Takova Rafaelin dhe u bëmë shumë shokë. I thashë se jetoj me 20 euro në javë.”

“Më tha se diçka nuk shkon mirë. Ai bëri një kërkim dhe kuptoi se agjenti im më kishte vjedhur. Doja të hiqja dorë, isha shumë i zhgënjyer. Telefonova në shtëpi dhe mamaja më tha se jam shumë afër finishit, kështu që nuk duhej të tërhiqesha”, përfundoi Zhorzhinjo.

DENIS LALA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online