“Kam ekipin më të mirë”, Halili zbërthehet: borxhet, merkato dhe donatori i ri

Refik Halili, presidenti i Tiranës, është rikthyer të flasë për probleme që janë të vjetra dhe do duhet kohë të zgjidhen. Borxhet janë gangrena e madhe e klubit bardheblu dhe numri një i Tiranës thekson se kanë shlyer shumë dhe nga ana tjetër po punojnë edhe për të qenë të suksesshëm.

SITUATA ME BORXHET – “Enkelejda, ju keni qenë kur u bë privatizimi dhe keni bërë një kronikë në lidhje me çështjen e stadiumit, që ta them copë,  në një hale që ndodhej në mes të Tiranës. Të gjithë njerëzit e harruan këtë gjë. Aty nisi menaxhimi i Tiranës. Ndërtova një stadium me forcat e mia dhe me iniciativën time, pa bërë asnjë zë e pa thënë asnjë llaf. Është abuzuar shumë dhe më vjen keq për gjithë personat që janë në studio, të cilët diskutojnë menaxhimi problemi i klubit. Për ta sqaruar njëherë e mirë: Në momentin e privatizimit klubi kishte 2,4 miliard lekë borxhe. Ky borxh ishte krijuar para privatizimit, nga viti 2011 ai. Një shumë tjetër e konsiderueshme është borxhi ndaj Metush Seferit. E ka filluar gjyqin vite përpara dhe ka përfunduar në 2002, apo pak më vonë. Kjo është diçka që është trashëguar, që në vitin 1993. Ka dy borxhe që para vitit 2011: borxhi i Vatës dhe ai i Seferit. Ka edhe një borxh tjetër për 48 mijë eurosh i lënë nga ana ime. I gjithë borxhi tjetër është krijuar nga viti 2011, kur një pjesë e njerëzve aty e dinim,  deri në fund të vitit 2014”.

“Kur doli në privatizim u tha që është një shumë kaq që klubi ka borxh. Nga ky moment kemi likuiduar bashkë me bashkinë, ortakun tonë, që ka dhënë 400 milionë lekë të vjetra për borxhin. Janë likuiduar 1,6 miliardë lekë. Nga 2.4 miliardë lekë, 1.6 miliardë janë larguat. Jam i gatshëm t’u vë të gjithë dokumentacionet në dispozicion. Flitet për falimentim, por nuk jemi para një situate të tillë.

Edhe pse na nxorën nga kategoria, në 27 muaj nuk morëm penallti, më vjen keq që të gjithë njerëzit e dinë se çfarë na u bë neve si klub dhe na nxorën nga kategoria. Në atë vit, që nuk harrohet kurrë, ne sërish arritëm të hyjmë në kupat e Europës. Dhe kjo quhet jo sukses, si të doni quajeni. Arritëm të arkëtojmë rreth 1 miliard e gjysmë lekë të ardhura. Nëse flasim hapur fare, kishte edhe shpenzime. Kemi nënte persona në administratë që paguhem”.

DËSHTIMI NË ASPEKTIN SPORTIV – Halili pranon se ka gabuar me diçka: “Nëse ju kujtohet, në vitin 2015 u bë një ekip që kishim ekipin më të mirë ndoshta në atë vit. Ishin 5 lojtarë kryesorë që merrnin gati 100 milionë lekë të vjetra. Paralelisht jam munduar të bëj edhe ekip të mirë, por edhe të likuidoj borxhe. Në momentin që unë e privatizova, sapo shkuam në Shkodër na vendosën në një cep dhe na vinin gur nga para e nga pas. Na dënuan 15 ndeshje, e bënë që unë të thosha “o nënë çfarë qenka, largohu shpejt se u mbyte”. Rezistova, vazhdoja të punoja, vazhdoj edhe sot të punoj. Po bëjmë edhe investime”.

PENGU – “Ta kisha ditur këtë sulm që më bëhet, që vazhdon edhe sot të më bëhet, nuk do ta kisha bërë atë investim. Do të kisha mbajtur një ekip sa për të qenë në Superiore dhe do të  kisha larë më shpejt borxhet. Do të investoja edhe më shumë në infrastrukturë. Kam vendosur të hesht, nuk kam në plan të përballem e të sqaroj për të njëjtën gjë. Më duket se na e dëmton klubin duke dhënë informacione të shumta, kujtdo që i kërkon. Nëse do të kisha bërë ekip për Superioren vetëm për mbijetesë atë vit, financat do të ishin më të shëndosha. Sot kemi borxhe ndaj ish-punonjësve të administratës, kemi edhe ndaj Shega Trans që ka qenë sponsor dhe na ka çuar në gjyq. Por kontratat mungojnë. Kemi borxhe të tjera, që shkojnë në 260 milionë lekë të vjetra. Këto para, përveç çështjes Seferi, do e zgjidhim dhe do e mësoni. Kur është privatizuar klubi, nisja ka qenë që në vitin 2011”.

SHITJA E AKSIONEVE – “Është e thjeshtë, një shoqëri tregtare dihet si funksionon. Bashkia do i nxjerrë aksionet këto ditë në shitje. Aty janë aksione, por jam i bindur se asnjë nuk do të blejë aksionet. Jam shumë i bindur, dhe a e dini pse? Këtu duan njerëzit të dalin mbi të gjithë. Thonë “unë jam lartmadhëria”. Nëse ju thoni ‘ik ti, leri aksionet t’i marri ndonjë tjetër”, do ta bëja edhe atë gjë. Ja jap aksionet. Por më nxirrni njeriun që do ta marrë…. Nëse ju aty flisni sipas qejfit, sipas interesit, ja ku janë aksionet”.

TIFOZËT – “Jam i kujdesshëm për këtë pjesë. Nuk ka tifozë të këqij, tifozët kanë gjithnjë të drejtë, por paksa janë kapur. Mund të ketë disa, sulm ndaj Halilit. Jam pyetur për ta, nuk merrem me ta. Ata kanë të drejtë, duan fitore. Përgjegjësia më bie mua. Do ju thosha kaq, klubi do pastrohet dhe do jetë dita ime më e lumtur”.

MUZAKA DHE EUROPA – Flitet edhe për çështjen Muzaka, unë jam fajtori e pranoj. Kontrata thotë tjetër gjë, por unë do ta marr përgjegjësinë sepse kështu vendosi drejtësia. Ne vazhdojmë dhe likuidojmë. Paguajmë, mbajmë klubin, me hotel. Nuk shkuam në Europë se na penalizuan, na e dhanë licencën dhe na e hoqën prapë. Kanë të drejtë dhe shumë mirë bënë. Derisa kemi ne borxhe, kështu do vazhdoje. Dua të them se jam munduar. Çfarë menaxhimi kërkojnë njerëzit që flasin? Ka njerëz që punojnë kundra. Atinga, Majkëll Ngo dhe të gjithë i kanë shtëpitë më të mira se të miat”.

MERKATO – “Për mua klubi dhe ekipi ynë është më i miri, edhe për stafin. Mirë është të ketë edhe 2-3 lojtarë. Sa më shumë, aq më mirë do jetë. Por kontingjentin e kemi të mirë dhe besoj se ajo skuadër do të ecë përpara. Edhe blerësin e ri do të keni shumë shpejt pranë Tiranës”, ka thënë Halili në lidhjen telefonike me emision “Fair Play” që transmetohet në “Ora News”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online