Kallaku është një prej lojtarëve që këtë edicion ka spikatur te ekipi i Teutës. Mesfushori e pranon se do të luajë një ndeshje speciale këtë fundjavë, pasi do të ndeshet me skuadrën ku luajti edicionin e shkuar, Laçin.
Në një prononcim për “RTSH Sport”, Kallaku tregon pritshmëritë që ka për këtë takim, por në të njëjtën kohë uron që tifozët ta mbushin stadiumin si në përballjen me Partizanin.
”Realisht për mua është një ndeshje shumë speciale kjo ndaj Laçit, pasi atje kam kaluar një vit shumë të mirë, shumë të bukur dhe shumë të suksesshëm mbi të gjitha. Është një kundërshtar për t’u vlerësuar, duke marrë parasysh që është vetëm 3 pikë pas nesh, ndaj është një takim shumë e vështirë.
“Unë ndihem shumë mirë dhe shumë i vlerësuar, por kjo besoj se është falë çunave, por besoj se kjo është falë grupit dhe falë çunave, pasi grupi është ai që nxjerr individin dhe individi është ai që plotëson grupin”.
“Ishte një ndeshje shumë e bukur ajo ndaj Partizanit, pasi tifozët për 90 minuta nuk lëvizën për asnjë moment nga shkallët e stadiumit. Shpresoj që të jenë dhe në ndeshjet në vazhdim. Duke marrë edhe rezultat që ne kemi marrë besoj se do të jenë akoma dhe më të shumtë”.