Kallaku: Keqardhje për humbjen, krenar që isha kapiten

Kapiteni i Shpresave kuqezi, Sherif Kallaku foli për gazetarët e pranishëm në stadium pas humbjes kundër Turqisë, ku shprehu keqardhje për rezultatin e arritur. Po ashtu, mesfushori i Teutës foli edhe për të ardhmen e tij, lojtarët e Superiores në kombëtare dhe disa tema të tjera:

NDESHJA – “Sinqerisht ndjej keqardhje, pasi kemi krijuar raste dhe kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Kemi ndeshje të tjera përpara dhe mund t’i kompesojmë këto pikë të lëna.

KUALFIKIMI – “Ne fatmirësisht nuk kemi presionin e rezultateve dhe na kërkohet vetëm të japim maksimumin në ndeshjen e radhës, le t’ia lëmë kohës kualifikimin”.

LOJTARËT NGA SUPERIORJA – “Superliga e ka treguar që ka nxjerrë shumë lojtarë dhe për mua është nder i madh të jem kapiten i U-21. Gjithsesi, duhet të ketë të tjerë futbollistë në kombëtare.

E ARDHMJA – “Duhet t’i lëmë kohës transferimin tim jashtë, duhet shumë punë. Megjithatë, kohërat kanë ndryshuar tani, pasi ka lojtarë nga Superliga në kombëtaren A, siç ishte rasti i Trashit. Kohërat do të ndryshojnë edhe më shumë dhe do të jenë më shumë lojtarë nga Superiorja në kombëtare. Jam shumë krenar që e mbaj shiritin e kapitenit te kombëtarja U-21” përfundoi Kallaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online