Nejmar është lojtari për të cilin është paguar më së shumti për transferimin e tij dhe atë rekord braziliani mund të përmirësojë ende, pasi është thënë se Reali i Madridit është gati që të paguajë për të rreth 300 milionë euro. Në të shkuarën madje është folur edhe për shuma më të larta.
Gjithsesi PSG është klubi që vendos për të ardhmen e Nejmar, i cili së fundmi ka takuar shokët e tij te Barcelona, ndërkohë që është ngacmuar në lidhje me të ardhmen. Braziliani tregohet finok dhe përgjigja kur e pyesin për një kalim tijin te Reali i Madridit është ajo standardja: “Unë kam një kontratë në fuqi me PSG-në”.
Ngacmimet për Nejmarin nuk kanë mbaruar me kaq, pasi katalanasit duan të dinë nëse Adrien Rabiot do t’u bashkohet në të ardhmen. Prerazi sulmuesi thotë: “Nuk e di, do duhet të flisni vetë me Rabiot”.
Në Champions nuk do donte të përballej me Barcelonën, ndërkohë që 26-vjeçari ka bërë një koment edhe për Artur Melo, bashkëkombësin e tij që i është bashkuar katalanasve: “Ai është një lojtar i madh dhe jam i sigurt që do t’i japë Barcelonës atë që meriton”.