Kalendari i javës 32 dhe renditja, në Superiore luhet me llogari

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, e fituar 2-0 nga “Ujqërit e Dëborës”, mbylli javën e 31-të në Superiore, javë ku dhe renditja në tabelë pati disa lëvizje. Me fitoren përballë Flamurtarit, Skënderbeu u ngjit në kuotën e 46 pikëve, duke parakaluar Laçin dhe duke marrë vendin e pestë. Flamurtari ruan vendin e tretë me 48 pikë.

Kukësi dhe Teuta u ndanë në barazim pa gola. Durrsakët morën një pikë me shumë vlera, që i mban në vend të katërt me 47 pikë, ndërsa Kukësi qëndron i dyti me 52 pikë.

Partizani u ndal në barazim 1-1 përballë Laçit, por ruan distancën prej 10 pikësh me Kukësit. Demat qëndrojnë në krye me 62 pikë, ndërsa Laçi në vend të pestë.

Java e 32-të rezervon të tjera sfida interesante, ku të gjitha skuadrat do të synojnë të marrin pikët e duhura për objektivat e tyre. Europa është më e ndezur se kurrë, me plot 6 ekipe që luftojnë për dy vende. Java e 32-të, me shumë gjasa do të ketë shumë llogari, që do të bëhen me kujdes nga të teta ekipet, ndërsa Kukësi merr tri pikët në tavolinë përballë Kamzës.

Kategoria Superiore – Java 32

E shtunë, më 4 maj 2019

Ora 16:00 | Tirana-Skënderbeu

Ora 16:00 | Laçi-Kastrioti

Ora 19:00 | Flamurtari-Partizani

Ora 19:00 | Teuta-Luftëtari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online