Kale ikën duke çaluar, Imami me temperaturë

Elton Kale ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në Partizani-Kukësi, teksa me inkursionet e tij ja bëri mjaft të vështirë mbrojtjes vendase. Braziliani luante ndeshjen e parë për këtë sezon, pas një dëmtimi të marrë para Superkupës. Mjaft shqetësuese gjendja e tij, pasi në fundin e ndeshjes, mesfushori shtatshkurtër është parë të largohet duke çaluar. Me sa mëson “Sport Ekspres”, Kale ndjente dhimbje në kofshë. Sot pritet që 29-vjeçari të kryej testet e specializuara, për të verifikuar më pas nëse ka diçka për t’u shqetësuar.

Një tjetër problematikë te Kukësi dje ka qenë gjendja e Eni Imamit, i cili ashtu si Musolli ka pasur temperaturë, por në fund ka vendosur që të jetë në fushën e lojës, pas konsultës me stafin mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *