Perlat e Kasanos: Ika nga Verona se nuk ishte si femrat tërheqëse. Titullin në Itali e fiton…

Antonio Kasano, gjeni i djegur kot, për fajin e vet. Ky është mendimi i përgjithshëm për një sulmues që ka luajtur në nivele shumë të larta, por nuk ka qëndruar aty për shkak të karakterit të vështirë dhe mungesës së disiplinës dhe regjimit sportiv. Këtë e thotë vetë Kasano, nuk është opinion i krijuar në ajër nga persona që nuk e njohin nga afër.

Tashmë 35 vjeç, Kasano habiti të gjithë këtë verë me historinë absurde në Verona: firmosi, iku, ndërroi mendje, iku sërish, deklaroi tërheqjen nga futbolli, pastaj sqaroi se la Veronën, jo futbollin. Si i thonë në Itali, Kasanata e radhës, me pak fjalë.

Tani Kasano shpjegon vendimet e tij të çuditshme: “E vërtetë është se nuk mund të qëndroja te Verona, nuk dëshiroia të luftoja për mbijetesë dhe e dija që për Veronën do jetë një sezon tepër i vështirë. Në këtë moshë që jam, nuk më bëhet të luftoj për mbijetesë. Lashë Realin për Sampdorian, por tani nuk sakrifikoj më, preferoj të heq dorë nga milionat. Me Veronën nuk lindi shkëndija, është si me femrat, del ndonjëherë dhe nëse nuk të tërheq, nuk vazhdon më”.

Kasano flet edhe për Mesin: “Është më i madhi në botë, gjenial. Vetëm Ronaldo i afrohet. Dibala? Lojtar i shkëlqyer, por nuk krahasohet dot me Mesin”.

Titulli në Serinë A sipas Kasanos këtë sezon do ndryshojë pronar: “E fiton Interi! Ka Spaletin në stol, trajner i jashtëzakonshëm, që u merr gjithçka lojtarëve që ka në dispozicion. Kur erdhi te Roma, unë punova shumë pak kohë me të dhe ika te Reali. Do doja të kisha punuar më shumë me të”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online