Kale: Hera e parë që më ndodhte kështu, ishte e thjeshtë

0

Elton Kale një ditë më parë u zyrtarizua pjesë e Flamurtarit dhe po bëhet gati për ndeshjen kundër Partizanit të premten. Braziliani gjatë kësaj periudhe është stërcitur me vlonjatët dhe tani është momenti të japë kontributin e tij.

Kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë për sulmuesin anësor: “Pas katër muajsh pritje jam gati për këtë moment. E di se është e vështirë, por kam qenë i fokusuar në çdo stërvitje. E kam pritur këtë moment dhe tani erdhi. Jam gati”.

“Ishte e vështirë. Hera ime e parë gjatë gjithë karrierës time të gjatë. Kam 10 vjet që luaj si profesionist. Ishte hera ime e parë dhe për një çështje shumë të thjeshtë. Për mua ishte shumë e thjeshtë, pasi Disiplina mund të dilte me vendimin nëse isha nën kontratë me Kukësin, apo jo. Aty mbaronte gjithçka. Nëse do të isha me Kukësin, atëherë kthehesha atje dhe mbaronte”, shton braziliani.

Normalisht dëshira e tij është që të luajë kundër Partizanit, por do të jetë trajneri Ilir Daja ai që do të vendosë. .“Nuk e di a do të jem në formacion. Atë e di trajneri. Jam gati, dua të ndihmoj ekipin të pozicionohet në një vend të mirë. Të presim. Nëse jam në fushë shpresoj të fitojmë. Nëse luaj dhe shënoj, atëherë është akoma më mirë. Të fitosh dhe ta festosh me gol është mirë, është perfekte”, tha Kale para mediave.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.