Kalaja: Te Kastrioti askush i dorëzuar, kualitetet e Tiranës dihen

Arlind Kalaja iu bashkua Kastriotit në muajin janar si i huazuar nga skuadra e Kukësit. Mesfushori ka bërë paraqitje të mira në kampin krutan dhe është një titullar i rëndësishëm për Devollin. Para ndeshjes kundër Tiranës, Kalaja foli për “RTSH Sport”, ku tha:

BARAZIMI ME FLAMURTARIN – “Mendoj që ashtu siç shkoi ndeshja, rezultati ishte i drejtë. Flamurtari është një ekip i mirë dhe është e vështirë për çdo skuadër që të marrë pikë në trasnfertën e Vlorës. Ne morëm një pikë, mëse të merituar”.

SFIDA NDAJ TIRANËS – “Dihen kualitet e Tiranës. Ne jemi shumë të motivuar dhe kemi çuna të rinj dhe me dëshirë. Nëse japim maksimumin, do të marrim fitore në këtë ndeshje”.

MBIJETESA – “Në janar kur erdha unë këtu, asnjë nuk ishte i dorëzuar. Me kalimin e kohës, rritëm lojën dhe morëm rezultatet. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, jam i bindur se do të mbijetojmë në Superiore”,- u shpreh mesfushori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online