Lukas Paketa është njeriu i momentit te Milani, teksa që nga ardhja e tij, fytyra dhe loja e ekipit kuqezi ka ndryshuar krejtësisht. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë krahasuar mesfushorin me Rikardo Kaka, duke u bazuar në mënyrën se si luan 21-vjeçari.
Së fundmi, për mediat ka folur pikërisht Kaka, i cili është një idhull për tifozerinë e Milanit. Braziliani ka folur pikërisht për Paketën, duke e etiketuar si një lojtar që ka ndryshuar shumë gjëra për ekipin e “djallit”. Në lidhje me krahasimin me të, Kaka është shprehur se është diçka që nuk duhet të ndodhë.
PAKETA – “Lukas është një lojtar i mirë, i cili po bën mirë te Milani. Ka ndryshuar situatën në ekip dhe i ka ndihmuar shumë në rindërtimin e lojës. Është një erë e re për Milanin dhe Lukas ka ardhur në kohën e duhur.
KRAHASIMI ME KAKA – “Nuk mendoj se jemi të njëjtë. Nuk mendoj se duhet të krahasohemi. Paketa mund të bëjë gjëra të mira, ka kualitet shumë, por duhet ta lëmë të qetë dhe pa presion. Shpresoj që të ketë të njëjtat arritje me mua.”