Atmosfera te Borusia e Dortmundit është1 si kurrë më parë. Verdhezinjtë janë në vend të parë me 9 pikë diferencë nga kampionët në fuqi të Bajern Mynihut. Por, ka dhe nga ata lojtarë të pakënaqur nga aktivizime e pakta.
Një ndër ta është mesfushori japonez Shinji Kagaua, i cili është shprehur në një intervistë me një medie në vendlindje, se situata e tij te Dortmundi është e papranueshme për të dhe zgjidhje sipas tij për këtë problem është largimi drejt një kampionati tjetër.
Ky është sezoni i shtatë i 29-vjeçarit me Dortmundin dhe përgjatë viteve Kagua ka krijuar një raport shumë të afërt me tifozerinë e Dortmundit. Spanja është destinacioni i preferuar i lojtarit, por gjithçka në lidhje më të ardhmen e tij do të vendoset në javët e parë të merkatos së janarit.